TIRANË-Grabitet një dyqan internet në rrugën “Kongresi i Manastirit'.
 
Një person rreth 25 vjeç ka hyrë në pikën e internetit, sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka qenë i armatosur me armë zjarri dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë një shumë prej 80,000 lekë.
 
Menjëherë pas grabitjes, punonjësi i dyqanit të internetit ka lajmëruar forcat e policisë të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.
 
Është ngritur ndërkohë grupi hetimor i cili po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Ll.s/Shqiptarja.com