TIRANE- Vjedhja e disa aparateve celularë në rrugën ‘Myslym Shyri’ më datë 9 shkurt të këtij viti si dhe vjedhja e argjendarisë pak ditë më parë në rrugën e Dibrës janë zbardhur nga policia e Tiranës. 

Në të dyja rastet ka qenë i njëjti autor që i ka kryer. Pas hetimeve dhe punës intensive komisariati nr.2 dhe nr.4 në kryeqytet kanë finalizuar operacionin ‘Golden hummer’ dhe është vënë në pranga 43-vjeçari Afrim Dulaj, Farruku banues në Tiranë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar vjedhjen në argjendarinë  në rrugën e Dibrës më 14 mars 2024. Gjatë natës është prerë me sharrë tarraca dhe e dyqanit dhe më pas ai tërheq me një çengel varëset e floririt të ekspozuara në manikine.

Ndërkohë më 9 shkurt 2024 nën kërcënimin e pistolete vjedh disa aparate celulare, në një dyqan në rrugën "Myslym Shyri". Në kamerat e sigurisë ai duket që kërcënon shitësen dhe më pas merr telefonat e ekspozuara. 

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
VIDEO/ Pret tarracën me sharrë dhe me çengel vjedh bizhutë! Si u grabit argjendaria në 'Rrugën e Dibrës' në Tiranë

Kamerat e sigurisë kanë filmuar vjedhjen në argjendarinë në 'rrugën e Dibrës' në Tiranë më 14 mars 2024. Gjatë natës është prerë me sharrë tarraca e dyqanit dhe më pas ai tërheq me një çengel varëset e floririt të ekspozuara në manikine.

Policia ka arrestuar si autor të kësaj grabitjeje 43-vjeçari Afrim Dulaj, Farruku banues në Tiranë.