TIRANË- Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një kazino në Zogun e Zi.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije autori është 47- vjeçari Ilir Leli i cili maskuar dhe me një pistoletë tip TT ka grabitur xhiron ditore të kazinosë rreth 80 mijë lekë.
Mesa duket për Lelin këto para nuk kanë qenë të mjaftueshme e për këtë arsye ka tentuar të grabisë një tjetër kazino afër Prokurorisë së Tiranës në rrugën "Mine Peza".
Por herën e dytë “ fati” nuk ishte në anën e 47-vjeçarit pasi është arrestuar në flagrancë nga policia.
E gjitha kjo ngjarje ka ndodhur brenda një harku kohor brenda 30 minutash.
Dyshohet se 47- vjeçari Ilir Leli është dhe autori i grabitjes së kazinosë në rrugën e Elbasanit dy ditë më parë.
[gallery]20350[/gallery]

(Autori i grabitjes në momentin që largohet nga vendngjarja)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO