Nën kërcënimin e dy kallashnikovëve në duart e dy personae, një argjendari në Paskuqan (e quajtur Luani) është grabitur ditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy autorët e grabitjes dyshohet se lëviznin me motor pa targa. Ata kanë marrë vetëm bizhuteri dhe më pas janë larguar drejt zonës së Institutit Bujqësor. 

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.  

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve. 

Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lajm në përditësim...