TIRANË - Një granatë e vendosur poshtë automatit tip “Benz”, me targa AA 307 D B, u gjet mesditën e të shtunës nga pronari i saj. Sipas burimeve të policisë pronari i mjetit është identifikuar me emrin Agim Ahmataj, nga Kukësi me banim në Tiranë, pranë fushës së aviacionit ju shumë larg vendit të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet apo motivet e mundshme të këtij atentati, ndërsa ekspertët xhenierë çaktivizuan mekanizmin shpërthyes.

Granata pritej të aktivizohej me një fije teli të lidhur me ndezësin e granatës që ishte lidhur me gomën. Granata ishte vendosur poshtë veturës “Mercedez- Benz” në zonën e Fushës së Aviacionit në kryeqytet, dhe do të shpërthente në momentin e lëvizjes së mjetit. Pas evidentimit të granatës, policia ka rrethuar zonën dhe ka evakuuar banorët që ndodheshinpranë kësaj makine.

Burimet e policisë thonë se ai është i punësuar si shofer i avokatit Myrteza Myftari në Tiranë. Nga ana e tij avokati Myftari pranoi se kishte njohje familjare, por se Ahmataj nuk punonte si shofer i tij.
 
Pak minuta pas njoftimit minutash kanë mbërritur në vendngjarje forcat xheniere, të cilët kanë larguar nga makina edhe granatën duke evituar kështu çdo rrezik të mundshëm për shpërthim. Policia shoqëroi në komisariat pronarin e mjetit për ta pyetur mbi rrethanat apo shkaqet e mundshme të ngjarjes.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com