Tiranë/ Hodhën molotov para bashkisë, Gjykata cakton masën 'Detyrim paraqitje' për 2 protestuesit (EMRAT)

TIRANË - Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e detyrim paraqitjes për dy protestuesit që morën pjesë në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës.

Lulzim Nela dhe Ahmet Maja u liruan nga qelia e paraburgimit ku qëndronin prej së premtes.

Policia i kapi këta dy persona teksa po shkonin në protestën para bashkisë të premtes.

Ata u ndaluan pasi në dy protesta të mëparshme të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Rithemelimi para bashkisë së Tiranës kanë hedhur lëndë plasëse në drejtim të godinës së bashkisë si dhe kanë kundërshtuar forcat e rendit.

Gjithashtu për ta është vënë dhe masa e ndalimit të pjesëmarrjes në protesta e tubime. Ndërsa detyrimi për tu paraqitur për Majën dhe Nelën është një herë në muaj.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja