Tirane, hoteli i parë për gay-t
15-30 euro një dhomë | 

Tirane, hoteli i parë për gay-t<br />15-30 euro një dhomë | 
TIRANE-Një vilë private në periferi të Tiranës, dykatëshe, e rrethuar me murë dhe larg vëmendjes së kureshtarëve do të jetë tashmë streha e sigurtë për gay-t dhe lezbiket. Ajo është përshtatur për të qenë sa më pranë kërkesave të klienteve, por edhe me çmime jo shumë të shtrenjta, duke përfshirë në të edhe ushqimin për dy persona dhe parkingun e siguruar. Ndërsa jepen detaje se sa do të jenë çmimet e dhomave për një natë, gazeta "Shqiptarja.com" nuk do të publikojë vendndodhjen e këtij hoteli të ri, me qëllim për të mbrojtur nga çdo lloj forme diskriminimi apo dhune të gjithë personat që mund ta frekuentojnë.

"Një mundësi ku të kaloni natën me të dashurin tuaj pa u ndjerë në siklet...dhe me një kosto më të lirë!!! Nëse në Shqipëri ju dukej e pamundur të gjeni ambiente ku të kaloni momente me të dashurën apo të dashurin tuaj ky çast përfundoi sepse së shpejti dhoma me të gjitha kushtet për të kaluar një natë sa më të këndshme + ushqimi në dhomë për dy persona. - Na kontaktoni për më shume info....ju mirëpresim dhe mendimet tuaja do na ishin të vlefshme", - ky është njoftimi i publikuar në rrjetin social "Facebook" dhe konkretisht në linkun https://www.facebook.com/pages/Hotel-Gay-Low-cost/2283463472 34312?sk=info.
Njoftimi është shoqëruar edhe me foto të shtëpisë, e cila do të shërbejë si hotel i vogël për këtë kategori të margjilizuar në vendin tonë, por edhe informacione për çmimet dhe shërbimet e tjera që ofrohen.

Kështu, mësohet se çmimet do të variojnë nga 15-30 euro, ajo ka një dhomë ndenjeje, një dhomë ngrënie dhe disa dhoma gjumi. Dhoma më e shtrenjtë është një dhomë dopio, me të gjithë kushtet dhe që kushton 30 euro nata. Ka edhe dhomë pak më të lirë me 25 euro nata, ndërsa ka edhe dhoma me krevate teke, që kushtojnë 15 euro për person.

Hoteli ende nuk është bërë funksional, por tashmë ka nisur lajmërimi i personave të interesuar, ndërsa mësohet se ai do të jetë së shpejti në shërbim të kësaj kategorie.

Në fakt ky është i pari hotel i këtij lloji në vendin tonë, që ndodhet në një zonë mjaft të populluar me vila private, të ngritur së fundmi.

Megjithëse në vendin tonë ende nuk ka një bar apo lokal, ku gay-t, lezbikët, transeksualët dhe biseksualët të mund të takohen, kjo kategori do të ketë një hotel ku mund të përjetojnë historinë e tyre të dashurisë pa u vënë në siklet.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg