LAPRAKË – Një këmbësor ka humbur jetën, ndërsa ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, në zonën e rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”
Policia tha se, një person rreth të 40-ve, i cili po kalonte në këmbë rrugën nga njëra anë në tjetrën në zonën e Laprakës është përplasur për vdekje nga një makinë që kalonte me shpejtësi. Drejtuesi i makinës është kapur teksa po largohej nga vendi i aksidentit, mjeti me targë TR 9294 D.
Sipas policisë është e pamundur të identifikohet viktima, pasi ai nuk ka me vete asnjë dokument identifikimi.
Në këtë aks rrugor është rregjistruar numri më i madh i aksidenteve automobilistike në Tiranë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com