Tiranë/ Drejtonte mjetin i droguar, i riu përfundon me makinë në oborrin e banesës (VIDEO)

TIRANË - Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia pasi i jepte makinës nën efektin e drogës. I riu R.M., humbi kontrollin e ‘Audit’ të tij dhe doli nga karrexhata duke përfunduar në oborrin e një banese private.

Ai manifestoi sjellje të dyshimta përpara punonjësve të policisë dhe nga verifikimi me drogtestuesin rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC si dhe në gjendje të dehur, sipas policisë.

'Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë u bë kapja e tij menjëherë në flagrancë për veprën penale ‘Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’.

Sakaq, numri i personave që kanë rezultuar nën efektin e drogave pas testimit me aparatin AquilaScan ka shkuar në 116.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali