Tiranë- Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi motori që po udhëtonte u përplas me bordurën anësore.

Viktima është identifikuar si Lorenc Kaci.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit.

“Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.  Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje", informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.