Tiranë, i dehur kreu vepra
turpi me 3 vjeçaren
Tjeter arrestim në Gramsh

Tiranë, i dehur kreu vepra<br />turpi me 3 vjeçaren<br />Tjeter arrestim në Gramsh
TIRANE- Një 49 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një të mitur. Policia e Tiranës deklaron se Ylli Bajram Tafa, është arrestuar dje në rrugën ”Kongresi i Lushnjës”.

Burri ka marrë fëmijën në makinë dhe i ka hequr pantallonat për të kryer vepra të turpshme. Për fat të mirë të vogëlushes halla dhe bashkëshorti i saj kanë qenë duke kaluar aty pari, kur kanë parë fëmijën në makinë. Ata kanë marrë të miturën më pas kanë bërë denoncimin në polici.

Nga ana e tij, Ylli Tafa ka deklaruar në polici se nuk mbante mend për veprimet pasi kishte qenë nën efektin e alkoolit. “Kisha pirë një dopio e gjysëm konjak, nuk mbaj mend dhe nuk di ta kem marrë në makinë”, citohet të ketë thënë ai para forcave blu, bëjnë të ditur për "shqiptarja.com" burime nga policia.
 
 Por kundër tij, janë dëshmitë e të afërmve të të miturës. Ata kanë thënë se halla kishte gjetur vogëlushen brenda në makinë, me pantallona të ulura. Në xhep i janë gjetur dhe 5 mijë lekë të vjetra, që dyshohet si ia ka dhënë 49 vjeçari për të mashtruar të miturën.

Arrestimi në flagrancë i 49 vjeçarit, me banim në Tiranë, është bërë  mbrëmë nga Komisariati i Policisë Nr.2. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsunimim të veprës penale ”Vepra të turpshme’, neni 108 i K.P.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset