Tiranë - Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e kryeqytetit.
I riu ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet e 4 muaj burg pasi para pesë vitesh në bashkëpunim me 2 persona të tjerë transportoi drejt Tiranës, 19 emigrantë që synonin të lëviznin ilegalisht, në shtetet e BE-së.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i adminstrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Location”.
Në kuadër të operacionit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, u kap në rrugën “Atë Thanasi”, shtetasi K. M., 26 vjeç.
Gjykata e Apelit e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në vitin 2020, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportoi drejt Tiranës, 19 emigrantë që synonin të lëviznin ilegalisht, në shtetet e BE-së.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente










