Tirane- Granata, krehra pistolete dhe kallashnikovi, municion luftarak, i kishte fshehur në një enë prej bakri në banesë në fshatin Vilëz, Zall Bastar.
Policia e Tiranës ra në gjurmë pas informacioneve se në një banesë të këtij fshati kishte armë shpërthyese dhe sende të tjera të paligjshme.
Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, katër granata, krehra pistolete, krehra kallashnikovi dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas, informoi sot policia e Tiranës.

Policia po punon për arrestimin e Durim Vishës.
Kontrolli u bë nga policia e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i posedojnë ato.
S.G/Shqiptarja.com
Komente

