TIRANE- Stina e verës rikthen grabitjet me dhunë në rrugët e kryeqytetit, ku në mesditë nga patrulla e komisariatit numër 1 është arrestuar 20-vjeçari, Kristian Lleshi.
Lleshi ka ndjekur për pak minuta një zonjë e cila ishte duke u kthyer në banesën e saj pranë shkollës “Ismail Qemali”, e me një veprim të shpejtë i ka tërhequr nga qafa varësen e floririt duke e lënduar zonjën e me varësen e grabitur ka tentuar të largohet.
Prezenca e patrullës në kryqëzimin në unazë pranë shkollës “Ismail Qemali”, dhe ndërhyrja në kohë ka sjellë ndalimin e të riut në flagrancë, si dhe pranimin e veprës penale nga ky i fundit.
Menjëherë 50-vjeçares me iniciale K.M i është kthyer varësja, ndërsa për grabitësin me origjinë nga Mirdita dhe banues në zonën e Freskut në kryeqytet, ka nisur procedimi penal dhe pritet që Gjykata të vendosë për të masën e sigurisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja)
/Shqiptarja.com