Tiranë, i ikën policisë, i riu laçjan me pistoletë në makinë

Tiranë, i ikën policisë, i riu laçjan me pistoletë në makinë

Pistoleta e sekuestruar

Një i ri nga Laçi që lëvizte me automjet në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet, i iku efektivëve sapo i bënë shenjë të ndalojë automjetin, ndërsa para se të braktiste makinën, hodhi në tokë një armë pistoletë që kishte me vete.

Shoferi 27-vjeçar, Arnold Isufi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Itali për drogë

Në të njëjtin vend, policia arriti të ndalojë 2 persona që qarkullonin me një automjet tjetër dhe që gjithashtu nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.

Edhe shoferi i automjetit në fjalë është një 27-vjeçar nga Laçi, Endrit Poçaj, i cili do të hetohet në gjendje të lirë bashkë me pasagjerin, një 31-vjeçar nga Tirana, Endrit Aliaj, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet municion luftarak.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron