Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari! I akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale (EMRI)

Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari! I akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale (EMRI)

Foto ilustruese

TIRANË – Policia ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar të shpallur në kërkim nga Italia, pasi akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale.

38-vjeçari i identifikuar si Altianado Feimi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në rrugën "Xhorxh Bush", në kuadër të operacinit "Wanted 3".

Blutë sqarojnë se Gjykata e Gjenovës, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg",  për veprat penale "Organizata kriminale", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje".

"Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në rrugën "Xhorxh Bush", shtetasin A. F., 38 vjeç, i cili u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizata kriminale", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje", parashikuar nga Kodi Penal italian",-njofton policia.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shkruhet historia në NBA, LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

Shkruhet historia në NBA, LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre