Tiranë, i ngacmonte gruan
polici vret kolegun e FNSH
FOTO - Nga vendi i ngjarjes

Tiranë, i ngacmonte gruan<br />polici vret kolegun e FNSH<br />FOTO - Nga vendi i ngjarjes
TIRANË -  Ata jetonin prej kohësh në një pallat dhe prej një periudhe të gjatë, njër prej tyre, efektiv i FNSH i ngacmonte gruan. Përpjeket e koleëve dhe miqve për të shuar konfliktit nuk kaë dhënë rezultatat, derisa sot në mesditë gjithçka përfundoi në vrasje.
Një vrasje tronditi sot Tiranën jo vetëm sepse ndodhi në mes të ditës, në qendër të Kombinatit, e cila njihet gjithmonë si shumë e populluar, por mbi të gjitha sepse si autori dhe viktima ishin të veshur me uniformën blu. Jo vetëm kaq, por krimi është kryer me armën e shërbimit.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Bashkim Memia, është qëlluar për vdekje nga efektivi i policisë së ruajtjes së objekteve Gerti Domi. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:15 minuta në lagjen Kombinat të kryeqytetit.

Burime pranë policisë konfirmuan për Shqiptarja.com se prej kohësh viktima, Bashkim Memia prej kohësh i ngacmone bashkëshorten autorit Gerti Domi. Konflikti madje ishte i njohur edhe për policinë. Sipas të njëjtave burime pavarësisht paralajmërimeve të Domit, efektivi i FNSH, Bashkim Memia, lindur e rritur në Tropojë nuk ka hequr dorë.
Mëngjesin e sotëm, bashkëshortja e Domit sërish është ankuar  sërisht për ngacmimet e komshiut të pallatit, Bashkim Memia. Kaq ka mjaftuar dhe efekektivi i ruajtes së objekteve sapo ka hasur përballë kolegun dhe komshiun e tij, e ka qëlluar me armën e shërbimit.  Gerti Domi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me 5 plumba, (sipas dëshmitarëve)  në drejtim të 40 vjecarit, baba i një fëmije, ndërkohë që të dy kanë qenë jashtë orarit të punës.

Sipas dëshmitarëve në momentin e vrasjes të dy kanë qenë të veshur me uniformën blu, dhe vrasja është kryer me armën e shërbimit. Ndërsa policia saktëson se “nga hetimet paraprake, rezulton se konflikti midis dy punonjësve të policisë të jetë për motive të dobta, ka ndodhur jashtë orarit të shërbimit.”
Bashkim Memia është dërguar menjëherë në spital Ushtarak për të marrë ndihmën e shpejtë, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Autori është larguar nga vendi I ngjarjes dhe është arrestuar vetëm pak minuta më vonë.

“Menjëherë u organizuan shërbimet dhe në sajë të informacioneve të marra, u arrit të kapet autori i dyshuar i cili është shtetasi Gerti Domi, 40 vjec”- njofton policia në deklaratën për shtyp të shpërndarë pak minuta pas vrasjes.

Në bashkëpunim me Prokurorinë është marrë masa e arrestit në flagrancë për autorin e dyshuar për konsumim të veprës penale të Vrasjes me dashje. Në vendngjarje grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale.

(sg/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat