Një makinë është gjetur e djegur në zonën e Alliasit në Tiranë.
Fillimisht pronari ka pretenduar se i është djegur për shkak të xhelozisë nga lidhja me një vajzë, por nga verifikimet që policia ka kryer ka rezultuar se mjeti i është djegur nga burri i tezes se tij për shkak të konflikteve që kishin.
Autori është identifikuar, por nuk është arrestuar.
'Më datë 21.03.2023, rreth orës 00:45, dyshohet se shtetasi T. Z., 33 vjeç, banues në Tiranë, i ka vënë zjarrin, për motive të dobëta, automjetit në përdorim nga shtetasi E. G., që ishte parkuar në afërsi të shkollës “Ramazan Jarani”. Vijon puna për kapjen e shtetasit T. Z. dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.'- njofton policia.