Tiranë, Idrizi në njësisë nr.5: Të
rikthehet shërbimi ushtarak

Tiranë, Idrizi në njësisë nr.5: Të<br />rikthehet shërbimi ushtarak
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë nr.5 në Tiranë. Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, u shpreh gjatë takimit se shërbimi ushtarak duhet të kthehet për të rinjtë.
 
"Ne do të propozojmë që të rinjtë ti rikthehen shërbimit ushtarak. Ti rikthehen një muaj shërbimit ushtarak dhe besoj se këtë e praktikojnë edhe vendet më të përparuara në botë. Ne mendojmë se do na ruajë Zoti dhe të tjerët, por në radhë të parë ne duhet të ruajmë veten tonë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë të bëjnë një muaj shërbim ushtarak. Ne gjithmonë kemi besuar që një formim atdhetar do të na bëjë ta duam më shumë këtë vend. Po nuk e deshëm ne Atdheun dhe njëri-tjetrin, nuk mund të na duan të tjerët”, tha Idrizi.

Deputetja Mesila Doda foli gjatë takimit për nismën e dy partive, të cilat detyrojnë televizionet të transmetojnë reklama falas.
 
"Me një pakt mes dy partive politike u ra dakord që edhe televizionet private duhet që të transmetojnë reklama falas për të gjitha partitë politike. E dini çfarë do të thotë kjo? Nesër ata mund të vijnë në shtëpinë e secilit prej nesh dhe të thonë që kjo shtëpi është e imja sepse na duhet për seli partie. Kjo është këmbana e parë e alarmit, kur dy forcat politike duan të sekuestrojnë pronën e tjetrit. Ky nuk është standard demokratik. Mediat kanë nevojë për mbështetje dhe ju duhet të respektoni pronën private të secilit”, u shpreh Doda.

Doda tha se kjo nuk ju shërben mediave dhe as standardit demokratik në vend. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë