Stola të thyer, pllaka që kanë lëvizur nga vendi, por më të dëmtuar rezulton të jetë sistemi i ndriçimit që vjen nga toka, i cili jo vetëm ka ndryshuar komplet ngjyrat për shkak të lëvizjeve të shumta, por edhe ka dalë thuajse jashtë përdorimi. Kjo është ajo çfarë ka lënë pas fshati turistik i Vitit të ri, që bashkia e Tiranës instaloi për një muaj me radhë në rrugën pedonale "Murat Toptani".
Ndërkohë që u bënë dy ditë më radhë, që skuadrat e mirëmbajtjes së bashkisë së Tiranës, por merren me riparimin e dëmeve. Së pari ata janë marrë me rregullimin e sistemit të ndriçimit, i cili është projektuar të vijë nga nëntoka, i cili është dëmtuar përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës pedonale. Punëtorët e mirëmbajtjes kanë nisur riparimin e tij pjesë - pjesë, jo vetëm duke ndërruar llampat e ndriçimit, por edhe duke lyer më bojë pllakat e tyre, në mënyrë që ata të kthehen në gjendjen fillestare.
Një tjetër problem i cili ka dalë në pah pas largimit të fshatit turistik, kanë qenë edhe pllakat e shumta të thyera dhe të dëmtuara të kësaj rruge pedonale. Edhe për këtë pjesë, punëtorët e mirëmbajtjes së bashkisë së Tiranë kanë rrethuar me shirita të verdhë zona të tëra të kësaj shëtitorje dhe kanë nisur zëvendësimin e tyre me pllaka të reja, të të njëjtit stil. Që sigurisht kanë edhe një kosto në lekë, pasi ishin edhe prej mermeri.
Një tjetër element që nuk i ka shpëtuar shkatërrimit nga instalimi i fshatit turistik dhe njerëzit e shumtë që e kanë vizatuar atë kanë qenë edhe stolat e drurit, të cilët janë vendosur në trotuare për të krijuar mundësi pushimi për kalimtarët.
Kthimi në identitet
Kthimi i rrugës pedonale "Murat Toptani" në gjendjen e mëparshme duket se nuk është edhe aq i lehtë. Megjithëse sipas projektit të bashkisë së Tiranës, kioskat duhet të ishin larguar menjëherë pas datës 6 janar, në të vërtetë ata janë hequr që andej vetëm mbrëmjen e 10 janarit.
Ndërkohë që ata kanë lënë pas shumë shenja të dukshme. Një ndër to janë edhe shtyllat e vogla me bazë betoni, të cilat ishin vënë për të mbajtur çadrat e shumta që populluan këtë rrugë përgjatë festave të ndërrimti të viteve.
Ata janë të shpërndara përgjatë gjithë gjatësisë së kësaj rruge, duke e bërë të pamundur një shëtitje të qetë, për të cilin është edhe dedikuar projekti i saj. Më pas vijnë kosha mbeturinash të prishur, dhe si për të vijuar traditën që nisi vetë kryebashkiaku Basha, lokalet e zonës kanë zaptuar trotuaret me karriget dhe tavolinat e tyre. Ndërkohë që nuk mungojnë as stendat që shesin libra apo kremra kozmetikë.
/Shqiptarja.com