Një objekt 30 m do të shembet me shpërthim të kontrolluar në Tiranë, shpërthim i cili mund të kryhet ditën e merkure (24 gusht). Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, bën me dije se objekti do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri.
Njoftimi: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar një objekt të përbërë nga tri kulla. Lartësia e objektit mendohet të jetë rreth 30 metra. Specialistët e IKMT me mbështetjen e xhenierëve nga Ministria e Mbrojtjes, janë duke kryer procedurat e fundit para shpërthimit që mendohet të kryhet ditën e enjte. Në trupin e objektit, i cili do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, do të hapen 120 vrima ku mendohet të vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com