Tiranë, inaugurohet drejtoria e
përgjithshme e  “Veneto Banka”

Tiranë, inaugurohet drejtoria e<br />përgjithshme e  “Veneto Banka”
TIRANE- “Veneto Banka” e cila operon prej pesë vitesh në Shqipëri, sot ka arritur të 3-fishojë filialet e saj në të gjithë vendin. Këtë të martë “Veneto Banka” inaguroi Drejtorinë e Përgjithshme të saj në Tiranë. Presidenti i “Veneto Banka, Flavio Trinca i pranishëm në këtë event, deklaroi se të ardhurat e bankës në këto pesë vjet që veprojnë në Shqipëri afërsisht janë 8-fishuar, ndërsa shtoi se “zhvillimi i bankës është një faktor nxitës i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.
 
““Veneto Banka” prej vitit 2008 operon në Shqipëri, ne ja nisëm me një bankë të vogël, kishim vetëm pesë degë, atëherë kishim vetëm 16 milionë të mbledhura, ndërsa sot kemi 16 degë, kemi 120 milionë të angazhuara. Jemi rritur dalëngadalë, jemi rritur me ritmin e këtij vendi. Unë e shoh që ky ritëm nuk ndalet kurrë. Ne jemi këtu për t'i dhënë këtij vendi ndihmën dhe shtytjen për të mbërritur në Europë”, u shpreh presidenti i “Veneto Banka”, Flavio Trinca.
 
Ndërsa drejtori i përgjithshëm i “Veneto Banka”, Daniele Scavaortz, tha se rritja e bankës ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
 
“Është e rëndësishme që banka po rritet, po ndjek edhe rritjen e Shqipërisë, dhe vazhdon kështu edhe bashkëpunimin mes Shqipërisë edhe Italisë. Hapja e drejtorisë së re të “Veneto Banka” do t'i japë një impuls jo vetëm zhvillimi të bankës, po edhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë”, tha drejtori i përgjithshëm i “Veneto Banka”, Daniele Scavaortz.
 
Për ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani, “Veneto Banka” është një mbështetje për të gjithë ata që duan të bëjnë biznes në Shqipëri.
 
“Është shumë e rëndësishme që inaugurohet kjo seli e re e “Veneto Banka-s” dhe tregon sesi kjo bankë e ka shoqëruar rritjen e vendit, por edhe rritjen e atyre që janë shkëmbime ekonomike mes dy vendeve. “Veneto Banka” është një faktor i rëndësishëm për mbështetjen e biznesit, sidomos për ata që vijnë nga Italia për të bërë biznes në Shqipëri”, u shpreh ambasadori Massimo Gaiani.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari