TIRANË - Një ish punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit tenton të vrasë ish kolegun e tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23: 10, në rrugën “Babë Rexha, në zonën e quajtur ish- Parku i Autobusëve në Tiranë kur Gerti Roshi, ish punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror qëlloi me pistoletë Eduard Dakja, ish- kolegun e tij.
Nga të dhënat e para të policisë dhënë pak pas plagosjes, u mësua se krimi ndodhi për shkak të një borxhi. Ndërkohë që policia sot paradite informoi se
“Paraprakisht dyshohet se i dëmtuari dhe autori kanë qënë dy ish kolege dhe shpesh herë kanë pasur mosmarrëveshje midis tyre për shkak të një borxhi të pashlyer në një shumë të konsiderueshme parash.
Shtetasi Eduart Dakja ndodhet ne Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit Genti Rroshi. Materialet hetimore të përpiluara në ngakim të tij i kaluan Prokurorisës ë Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 76/22 dhe 278/2 K.P
HISTORIA E BORXHIT TE PASHLYER
Ndërkohë gazeta “Shekulli” zbardh sot se pas sherrit mes dy ish punonjësve të SHISH,fshihet një histori hakmarrjeje për denoncimin e një mashtrimi dhe një borxh prej 38 mijë eurosh. E përditshmja shkruan sot se Gerti Roshi, ka dashur të eliminojë ish shefin, gjithashtu në SHISH, Eduard Dakja, pasi ky i fundit ishte një nga denoncuesit e të dashurës së tij, biznesmene zvicerane e cila sipas policisë dyshohet se grumbulloi me mashtrim rreth 1 milionë euro.

(ne foto Anjeza Fure)
“Sipas kallëzimit të bërë në prokurori, Anjeza Fure e përdorte të dashurin si garant për të peshkuar njerëz të cilëve u merrte para me mashtrim. “- shkruan sot Shekulli. Kështu ka ndodhur dhe me Eduard Dakja. “Gerti Roshi ka dalë garant për biznesmenen se do i kthente shumën prej 38 mijë eurosh bashkë me interesa të larta. Dokut nuk i janë kthyer paratë, dhe kjo ka nxitur kallzimin e tij në prokurori. Thirrja në prokurori për akuzën duket se e ka bërë agresiv Roshin. Pas kësaj ai ka menduar sesi të eliminojë Eduard Dakja”-raporton gazetarja Nikoleta Kovaçi.
ATENTATI MBREME PRANE PARKUT TE AUTOBUSEVE
Historia e përplasjeve të autorit të krimit me një sërë personash të tjerë thuhet se ishte e njohur për policinë. Motivi vjen nga një tendencë për ngritje piramide të autorit nëpërmjet të dashurës së vet zviceriane, ndërsa sasi të mëdha valute dhe parash shqiptare janë mbledhur nga autori dhe zvicerania, te disa persona në Tiranë. Atentati i mbrëmshëm ndodhi në hyrje të banesës së të shënjestruarit për ta vrarë. Roshi kishte zënë pritë i maskuar te hyrja e pallatit, por plani i është prishur sepse Dakja e ka pikasur dhe janë përleshur. Jo vetëm kaq, por ai e ka njohur agresorin. Në një moment Eduard Dakja është shkëputur dhe ka ikur nëpër shkallë. Nga pas ka qëlluar Roshi, i cili më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia nis kërkimet për arrestimin e Roshit.

(Ne foto njollat e gjakut në vendngjarje, sot në mëngjes)
“Referuar të dhënave të policisë, saktësohet se Roshi në bashkëpunim me shtetasen e huaj Anjeza Fure kanë përfituar, sasi të mëdha eurosh jo vetëm nga Dakja. Edhe muaj më parë ndaj këtij bashkëpunimi janë bërë denoncime në sektorin e krimitekonomik për shuma që shkojnë deri në 1 milionë euro, por Gerti Roshi nuk u vu nën akuzë asnjëherë për këtë sipërmarrje.” shkruan Shekulli në kryeartikullin e sotëm. Ajo çka për momentin nuk dihet është se kur Gerti Roshi dhe Eduard Dakja kanë qenë funksionarë të SHISH.
(Lajmi i publikuar në orën 07:30 u përditësua në orën 09:01)
(a.r/bm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com