Tiranë, ishin në kërkim dhe të
dënuar me burg kapen 2 persona

Dy prsona të shpallur në kërkim e të dënuar me burg janë arrestuar mesditën e së enjtes nga Polciia e kryeqytetit. Jani (Lavdim) Balla, 41 vjeç rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranëpër veprat penale, "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Përndjekja". Ndërkohë Xhelal Hoxha, 58 vjeç dënuar me masën e arrest me burg për veprën penale "Mashtrim

Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim.

Më datë 26.05.2016, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka bërë të mundur kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim:

1. Jani (Lavdim) Balla, 41 vjeç, banues në Librazhd, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me Vendimin Penal të datës 24.05.2016 e ka dënuar me masën e arrest me burg për veprat penale, "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Përndjekja", parashikuar nga Nenet 109/b dhe 121/a të Kodit Penal.

2. Xhelal Hoxha, 58 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me Vendimin Penal të datës 21.04.2016 e ka dënuar me masën e arrest me burg për veprën penale "Mashtrim", parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.

Nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vazhdon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësis.

Redaskia online
(S,m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua