Shkarkoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK! Ja për çfarë akuzohet (VIDEO)

TIRANË- SPAK mori të pandehur ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia. I shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës Besnik Cerekja, Spahia mbërriti të martën e 21 janarit në orën 15.30 në SPAK. Report Tv mëson se në pak minuta që qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ish-kryebashkiakut iu komunikua zyrtarisht akuza për veprën penale "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës".

Spahia ishte denoncuar në SPAK nga ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër Marko Molla të cilin ish-kryebashkiaku e shkarkoi në vitin 2022 dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi.

Kjo është hera e tretë që Bardha Spahia paraqitet në SPAK, nga sot, person nën akuzë. Më herët ai ka dhënë sqarime për denoncimin ndaj tij, ku siç mësohet gjatë marrjes në pyetje ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin dhe sa i takon shkarkimit ai ka pretenduar se kjo është vetëm një çështje që mund të ndiqet administrativisht. 

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nertila: 21/01/2025 20:07

    Nese eshte marre i pandehur per shperdorim detyre se ka hequr dike nga puna, atehere spak duhet te arrestoje te gjithe piramiden shteterore, duke iu referuar vetem dosjeve neper gjykata per largim te padrejte nga puna. Turp

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/01/2025 19:23

    Shum dobet SPAK-u Keni ish kryebashkiake te shkodres me nga 12 shtepi dhe nuk i keni thirrur fare…

    Përgjigju
  • Kola: 21/01/2025 17:37

    Shkarkon një drejtor dhe meret i pandehur Kryebashkiaku ! Të meret SPAK për një shkarkim drejtori içik si e quditëshme,kaq poshtë ka rënë SPAKu.

    Përgjigju
  • Temalsi: 21/01/2025 16:55

    Ka shkarkuar një drejtor ordiner mashtrues,hajdut i denuar me 8vite burg! dhe i presekutuar që rregjimi kriminal i Berishës e boni drejtor dhe dhe në funksione të ndryshme.

    Përgjigju
    • Shala: 21/01/2025 20:24

      Njesha mir për ty!!

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë