Tiranë - Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor ‘Vorë-Tiranë’.

Një makinë ka përplasur një këmbësore teksa po kalonte trafikndarësen.

Si pasojë e plagëve të marra 64-vjeçarja ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit u arrestua.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. K., 43 vjeç, pasi në aksin “Vorë-Tiranë”, rreth orës 05:20, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen N. M., 64 vjeçe, e cila po kalonte trafikndarësen. Si pasojë, kjo shtetase humbi jetën, në spital”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.