TiranëNjë 59-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati teksa ishte duke punuar.

Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.

Punëtori ndodhet në në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 22.10.2025, rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve të ndërtimit në një pallat në rrugën “Xhanfize Keko”, ka rënë nga lartësia, shtetasi E. L., 59 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.