TIRANË- Pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike është arritur të arrestohet një 49-vjeçar me iniciale I.A. Ai u kap në rrugën “Reshit Petrela” të kryeqytetit.
Në 11 korrik të këtij viti, 49-vjeçari ka qëlluar në ajër në rrugën e “Dibrës” me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje e duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i kishte caktuar 49-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.