TIRANË - Një makinë dhe një furgon policie, me civilë dhe policë kanë kërkuar të shoqërojnë sot në komisariat kandidatin për deputet të Partisë Socialiste në Laprakë, Petrit Deskaj.(foto)
 
Siç rrëfen Deskaj për “A1 Report” kjo ka ndodhur gjatë takimit elektoral, që ai ka pasur në këtë zonë me banorët.
 
Në rrëfimin e tij, forcat e policisë kanë mbërritur aty dhe pa i dhënë asnjë motiv kandidatit për deputet i kanë kërkuar shoqërimin në komisariat.
 
“Nuk pranova të shkoj në komisariat. Do ta denoncoj këtë ngjarje”, tha Deskaj.
 
Gjatë takimit elektoral nuk ka pasur incidente.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)