Tiranë, kanos me armë 2 persona
e qëllon në ajër, kapet 35-vjeçari

TIRANE - Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë. Policia e Tiranës sqaron se pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis tre shtetasve ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Arben Hasanit 35 vjeç, banues në Tiranë.

A.Hasani në rrugën “Muhamet Deliu”, është konfliktuar me A. C., dhe A.A., të cilët i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë të cilën ky shtetas e dispononte pa leje.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë.

Materiale proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 278,274 dhe 84 të Kodit Penal. 

kapet me pistolete

kapet me pistolete
Pistoleta që ju sekuestrua autorit

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri

11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri