Tiranë, kapen 100 kg kanabis
4 të armatosur arrestohen

Tiranë, kapen 100 kg kanabis<br />4 të armatosur arrestohen
TIRANË - Një operacion blic njësisë anti –frogë të policisë së kryeqytetit ka bërë të mundur kapjen e 100 kg kanabis dhe arrestimin e 4 personave. Burimet nga drejtoria e policisë së Tiranës bëjnë me dije për Shqiptarja.com se operacioni është zhvilluar në periferi të kryeqytetit dhe kanabis vinte nga Gjirokastra. Krahas drogës së kapur, në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të pajisur me armë pa leje. Operacioni kryhet në vazhdën e e kontrolleve që policia e Tiranës po ndërmerr në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Policia ndërmori mbrëmjen e djeshme një kontroll të deri në mesnatë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Postblloqe të shumta policie u përqëndruan në kryqëzimet kryesore në Tiranë, ku iu nënshtruan kontrollit automjete të ndryshme, duke cuar në vënien në pranga të disa personave, të cileve iu gjetën armë të ftohta.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024