Arrestimi i tij është bërë pas një periudhe hetimi prej 3 muajsh. Dy shokët dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh të makinave luksoze dhe aksesorëve të tyre në Tiranë e në rrethe.
"Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin ruanin në fshehtësi, mjetet e ndezura të harruara nga drejtuesit e tyre dhe më pas realizonin vjedhjen në harkun kohor të dy minutave. "- thuhet policia.
Operacioni i koduar “EVO-2” u organizua në bashkëpunim të forcave të komisariatit nr 2, nr 3 dhe nr 5.
"Nga hetimi i deritanishem nga strukturat e hetimit te krimit, ka rezultuar se keta shtetas,ne bashkepunim me njeri-tjetrin në kohë e periudha të ndryshme kanë kryer një sërë vjedhjesh të automjeteve luksoze në Tiranë, të tipeve të ndryshme, të cilët pasi kryenin vjedhjet bënin edhe cmontimin e tyre me qëllim më pas shitjen. "- informon më tej deklarata e policisë.
JA MAKINAT E VJEDHURA TE DOKUMENTUARA
Me date 16 shtator 2012, ne Rrugen “Reshit Collaku”, eshte vjedhur automjeti tip Mercedez Benz S 320,me ngjyre te zeze,me targa AA 592 CP,
Me date 30 gusht 2012, ne rrugen „Lule Bore“ jane vjedhur aksesoret e automjetit tip Rexhina,me targa TR 3966 N,
Me date 26 gusht 2012, ne rrugen “Komuna Parisit“ janë vjedhur disa navigator të shumë automjeteve të tipeve Mercedez Benz,
Me date 19 gusht 2012, ne rrugen “Kavajes“ jane vjedhur aksesoret e automjetit tip Mercedes Benz ,me targa AA 585 DI,
Me date 03.09.2012, ne rrugen “Medar Shtylla“ jane vjedhur aksesoret e automjetit tip Mercedes Benz ,me targa AA 577 DT,
Me date 05.09.2012, ne Kamez eshte vjedhur automjeti tip Mercedes Benz ne pronesi te një shtetasi.
(ne foto makinat e vjedhura)
CFARE IU SEKUESTRUA
· Automjet tip Mercedez – Benz 320 Rexhina,me ngjyre vishnje,pa targa.
· Automjet tip Mercedez – Benz 320 CLK,me ngjyre te zeze,pa targa.
· 25 shasi automjetesh tip Mercedez – Benz te prodhimeve te ndryshme.
· 20 cope Motorra automjeti tip Mercedez – Benz te prodhimeve 2003 – 2008.
· 14 cope centralino per Automjet tip Mercedez – Benz
· 14 cope paketa elektronike ABS per Automjet tip Mercedez – Benz
· 1 pakete elektronike Airbeg per Automjet tip Mercedez – Benz
· 8 cope Navigatore per Automjet tip Mercedez – Benz
· 4 cope celesa kuadri te automjeteve tip Mercedez – Benz
· 1 timon per Automjet tip Mercedez – Benz
· 4 Airbeg timoni per Automjet tip Mercedez – Benz
· 1 kroskot automjeti tip Benz Mercedes.
· 6 pale targa shqiptare dhe 1 pale targa italiane.
· 62 cope dokumenta te ndryshme automjetesh
· Aksesore te ndryshme si,sensore,parakolpe,tapiceri,etj per automjet tip Mercedez – Benz.
Policia thotë se të arrestuarit iu sekuestruan makina, motorë, centralin, navigatorë dhe shumë aksesorë të tjerë të mjeteve luksoze. Policia po vazhdon hetimet pasi dyshon se ato janë dhe autorë të shumë vjedhjeve të tjera kriminale te vjedhjes se mjeteve luksoze dhe aksesoreve te tyre te ndodhura ne qytetin e Tirane si dhe ne rrethe te ndryshme te vendit. Materialet proceduriale ne ngarkim te ketyre shtetasve do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane,per vepren penale te “Vjedhjes” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale”,parashikuar nga neni 134/2 dhe 287/1 te Kodit Penal.
(sg/shqiptarja.com)