Tiranë- Agjentët e Komisariatit nr. 3 në Tiranë arrestuan një të ri, i cili përndiqte dhe kërcënonte mësueset dhe drejtoreshën e shkollës së tij. 

21-vjeçari Luis Sheta studionte në shkollën ‘Konstandin Kristoforidhi’ në Tiranë. I riu kërcënonte stafin pedagogjik, pasi ishte ngelës në shkollë

Tre denoncime janë bërë kundër tij në polici; nga drejtoresha e shkollës, punonjësja sociale dhe psikologia. 

I riu është i njohur në media, pasi ka dalë në disa e emisione televizive, ku ka folur për jetën e tij të vështirë pasi ishte jetim.