TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë kërcënuar një 34-vjeçar. Mario Lika, Blenard Ahmetaj ranë në pranga pasi kanë shantazhuar dhe e kërcënonuar për jetë një 34-vjeçar sëbashku me familjen e tyre që t’i merrnin disa para që 34-vjeçari ua kishte borxh.
Një borxh prej 400 mijë lekë mjaftoi që Mario Lika dhe Blenard Ahmetaj, të shantazhonin për një kohë të gjatë një 34-vjeçar në Tiranë. I riu, i cili kishte borxh paratë dhe nuk i kishte kthyer, ishte po ashtu edhe lojtar i lojërave të palejuara dhe skedinave.
Për disa kohë më radhë Lika dhe Ahmetaj e kanë përndjekur, shantzhuar dhe madje edhe fotografuar në afërsi të banesës. Kur është ndjerë i rrezikuar ka bërë denoncim të polici, teksa kjo e fundit ka ndërhyrë dhe ka arrestuar dy të rinjtë shantazhues.
Atyre, në bazë të dëshmive të denoncuesit iu gjetën edhe aplikacione të lotarive në celular, të cilat i mbanin në mënyrë të paligjshme.