Tiranë, Këshilli miraton ndihmën
ekonomike vetëm me votat e PS

Tiranë, Këshilli miraton ndihmën<br />ekonomike vetëm me votat e PS<br>
Këshilli Bashkiak u mblodh sot në një mbledhje rutinë ku si pikë e vetme e rendit të ditës ishte dhënia e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe shpërndarja e kompensimit financiar për energjinë elektrike për këto shtresa. Që në fillim të mbledhjes, këshilltarët e djathtë tentuan që të bllokojnë miratimin e kësaj vendimmarrjeje tepër të rëndësishme për familjet në vështirësi ekonomike duke propozuar shtyrjen për një mbledhje tjetër.

Por përfaqësuesit e mazhorancës në këtë Këshill nuk e lejuan duke votuar pro shpërndarjes së ndihmës ekonomike për ato familje që janë në nevojë, ndërkohë që këshilltarët e djathtë votuan kundër. Kreu i Këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku denoncoi heqjen e fjalës së opozitës gjatë mbledhjes ku po diskutohej për ndihmën ekonomike. “Nuk u dhanë shpjegime për kriteret e dhënies apo të heqjes së ndihmës nga zyrtaret e Bashkisë së Tiranës’ deklaroi ai.

Një tjetër vendim që vjen në ndihmë shtresave në nevojë ishte edhe ai për miratimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës për periudhën 1 – 28 Shkurt 2018.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti