Tiranë -Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi kishte kthyer një hapësirë publike si vendparkim automjetesh.
Sipas hetimeve të kryera 65-vjeçari gjithashtu nuk lëshonte kupon tatimor për automjetet që parkoheshin aty.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. R., 65 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se shfrytëzonte një hapësirë publike, si vendparkim automjetesh, dhe dyshohet se nuk lëshon kupon tatimor për automjetet që parkohen aty”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente











I shkatërroni këta abuzues që shfrytëzojnë hapsirat publike sikur ua ka lënë e ëma trashëgim,bile të gjobiten deri në atë masë sa mos ta ngrënë kokën e të bëjnë veprime të tilla dhe pastaj të dënohen me burg.Ma do mëndja ky është nga ata të tokës së xanum që solli saliu Viçidolit në Tiranë.
PërgjigjuAma cjua beni mire ketyre se na hengren shpirtin 100 leke aty 100 atje na grine nga leket vetem parkime private pa license gjithandej zhdukini shfarrosini andej nga malet se do jetojme te qete
Përgjigju