Gjatë qëndrimit në Tiranë Komisionerja për Zgjerim e BE, Marta Kos është takuar me drejtues të institucioneve të drejtësisë për afro një orë.

Eurokomisionerja ka takuar kreun e SPAK Altin Dumani, atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e ILD, Artur Metani.

Javët e fundit kreu delegacionit të BE në Tiranë Silvio Gonzato ka qenë në zë i fortë në mbështetje të pavarësisë të organeve të drejtësisë duke kundërshtuar sulmet  ndaj SPAK dhe ato ndaj kreut të prokurorisë së posaçme Altin Dumani.

Gjithashtu, siç ishte planifikuar në axhëndën e eurokomisioneres, Kos u takua edhe me përfaqësues të opozitës si Jorida Tabakun, Kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Agron Gjekmarkaj, Nënkryetari i Kuvendit, si dhe Gazment Bardhi Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.