Tiranë, konferencë ndërkombëtare
për arkivat e trevave shqiptare

Tiranë, konferencë ndërkombëtare<br />për arkivat e trevave shqiptare
“Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shekullin e 20 dhe 21”, kjo është tema e konferencës ndërkombëtare të Arkivistikës të mbajtur këtë të premte Muzeun Historik Kombëtar.

Konferenca e organizuar në  bashkëpunimin me  Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencinë  Shtetërore të Arkivave të Kosovës ka hedhur për herë të parë në tavolinë diskutimet që lidhen me historinë e arkivave dhe institucioneve arkivore në zonat shqipfolëse.

Drejtori i Arkivës Qendrore të Shtetit shqiptar Ardit Bido në fjalën e tij i është referuar sfidave të punës shkencore me arkivat.
 
Ne organizojmë konferencën e parë ndërkombëtare të Arkivistikës, diçka që besoj i ka munguar për t’u bashkuar të gjithë dhe për të hulumtuar dhe për të parë mundësitë e rregullimit të problematikave që ekzistojnë për të sjellë përvojën më të mirë ndërkombëtare dhe për të mundësuar ecjen përpara të kësaj lëme të kësaj pikëpamje shkencore”, tha Bido.
 
Ndërsa historiania Valentrina Duka ka folur për problemet dhe vështirësitë e trajtimit të arkivave.
 
“Në të gjitha vendet perendimore që kemi pasur fatin ti vizitojmë kemi vënë re që arkivat nuk janë vetëm institucionet e memories, institucione të ruajtjes së dokumentit por janë dhe institucione shumë të rëndësishme akademike ku së bashku me institucione të tjera ato bëjnë dhe studime të rëndësishme të historisë së vendit ku ato janë vendosur. Mendoj që kjo konferencë përvecc këtij dimensioni të jetë dhe një presion shumë i mirë për politik bërjen e të gjithë realit shqiptar për ti kushtuar dhe një vëmendje këtij arkivi këtij institucioni të memories sepse mendoj që ka shumë për të bërë në aspektin e mbështetjes financiare në aspektin e mbështetjes njerëzore për të gjithë institucionet e arkivit në Shqipëri dhe jashtë saj”, tha Duka
 
Për të shkruar drejt historinë shqiptare, për herë në Tiranë janë mbledhur bashkë arkivistët e Shqipërisë dhe të Kosovës, nga Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe të tjerë arkivistë që punojnë apo studiojnë në këtë fushë.

Gjatë konferencës nga pala kosovare është trajtuar edhe roli i arkivës gojore, që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore dhe më gjerë, si në rastin e Eposit të Kreshnikëve që ka ende lëvrues të gjallë. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar