TIRANË-Një konflikt mes tre personave është regjistruar mesditën sotme në rrugën e Kosovarëve në kryeqytet.
Nga informacionet paraprake, mësohet se të rinjtë ishin fqinjë me njëri-tjetrin dhe pas një debati për motive ende të paqarta, sherri ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Dyshohet se ka të lënduar.
Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Komento