Muzika e lartë/ Pezullohet aktiviteti në dy lokale në zonën e ish-Bllokut
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, kanë kryer kontrolle të shumta në lokalet e kryeqytetit, zhurma e të cilëve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve.
Foto ilustruese
Pas ankesave të shumta nga ana e qytetarëve, lidhur me zhurmën që shkaktojnë lokalet e natës me aktivitetin e tyre deri në orët e vona të mbrëmjes, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, kanë kryer kontrolle të shumta në lokalet e kryeqytetit.
Kjo nismë u mor pasi, zhurma e lokaleve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve. Ky fenomen shqetësues është shumë i përhapur në kryeqytet. Nga kontrollet e kryera rezultoi:
Njoftimi i policisë
-Konstatohen lokale me zhurmë tej normave të lejuara.
-Merret masa e pezullimit të menjëhershëm të aktivitetit të tyre.
Nisur nga telefonatat dhe ankesat e qytetarëve si dhe nga postimet në aplikacionin e “Komisariatit Dixhital” për shqetësimet e vazhdueshme ndaj zhurmave tej normave të lejuara, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, bazuar dhe në Urdhërin Nr.543, datë 30.05.2018 për “Për marrjen e masave të menjëhershme në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera shtetërore, ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane, zonat turistike dhe bregdetare”, gjatë fundjavës ushtroi një sërë kontrollesh në lokalet e kryeqytetit.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në 2 subjekte, lokale në rrugën “Brigada e Vlll” është konstatuar paligjshmëri në lidhje me zhurmat e larta akustike tej normave të lejuara, ku për pasojë nga ana e ISHMPU në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm dhe të plotë të aktivitetit të këtyre 2 subjekteve pas orës 00:00 të natës.
Edhe në fundjavat në vijim, por jo vetëm në fundjava, por në vijimësi shërbimet e Policisë Tiranë në mbështetje të ISHMPU do të vijojnë kontrollet në lokalet e kryeqytetit me qëllim sigurimin e qetësisë publike për qytetarët. Policia e Tiranës, falenderon qytetarët për besimin dhe fton ata që të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112 dhe në “Komisariatin Dixhital” duke ju siguruar për një reagim të shpejtë e të paanshëm.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
ISHMPU duhet te merret edhe me stacionet e pompimit te depove te ujit qe jane ne mes te blloqeve te banimit psh midis kopeshtit zoologjik dhe atij botanik, gjithe naten ndezur, lene gjithe lagjen pa gjume.
Përgjigju