Ishte bërë 'makthi' i bizneseve, arrestohet 'skifteri' në Tiranë, autor i 16 grabitjeve (EMRI)

Tiranë-Një 32 vjeçar është vendosur në pranga për një seri grabitjesh në kryeqytet

Ergi Gjeçi i arrestuar për 16 vjedhjet në biznese të ndryshme rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar më herët për drogë dhe vjedhje. Po ashtu raportohet se 32-vjeçari është përdorues i kokainës.

Ai pikaste biznese të ndryshme ku kishte arritur që të merrte shuma parash nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.

Edhe nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë shikohet kur Ergi Gjeçi hynte në dyqane apo biznese të tjera për të realizuar vjedhjet.

“Arrestohet shtetasi Ergi Gjeçi 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni u kodua 'Cases'.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Konflikti civil në Siri dhe përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë, Krisafi dhe Arapi debatojnë në 'Studio Live'

Konflikti civil në Siri dhe përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë, Krisafi dhe Arapi debatojnë në 'Studio Live'