TIRANE – Shkolla e mesme “Myslym Keta” në periferi të Tiranës është vënë në alarm pas gjetjes së një kuti të lidhur me një celular mbi të, çka ka hedhur dyshime se mund të bëhet fjalë për lëndë plasëse, Forca të shumta të policisë mbërritën në ambientet e shkollës, ndërsa nxënësit dhe i gjithë stafi i mësuesve u evakuuan.

Pasi ka vendosur perimetrin e sigurisë, policia ka realizuar edhe një shpërthim të kontrolluar, i cili ka treguar se alarmi ka qenë fals. 


Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një kërcënim përmes shpërthimit të telekomanduar.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)