TIRANE- Një 50 vjecar në Tiranë ka rrezikuar seriozisht jetën ndërsa ishte duke kryer punë të zakonshme shtëpie ne dritaren e apartamentit ku banonte në "Rrugën e Barrikadave".
Burimet e policisë së Tiranës thanë se 50 vjecari ishte duke larë xhamat, të ndotura ditët e fundit nga rreshjet e shiut. Ai po përpiqej të ndihmonte sado pak bashkëshorten e tij në punët e zakonshme të shtëpisë, por duket se s'ka patur shumë fat.
Por kjo i ka rrezikuar jetën, pasi ai është rërzuar nga kati i tretë i apartamentit ku banonte. 50 vjecari u dërgua në QSUT ku dhe mori ndihmën e parë. Aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com