Gjatë kontrollit në automjet policia gjeti edhe një palë fenelina policie për të cilën u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” të parashikuar nga neni 247 i K. Penal, drejtuesi dhe përdoruesi i automjetit, shtetasi: F. H. 38 vjeç, lindur dhe banues Tiranë .
Arrestimi është bërë mbrëmë rreth orës 23.00, gjatë një kontrolli të befasishëm në rrugën “Tom Plezha”, Tiranë, në automjetin me targa angleze HN55DPX. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është bërë sekuestrimi i Pistoletës e tipit ”Beretta” kalibri 7.65 mm, bashkë me një kreher me 5 (fisheke), autoveture e markes ”Nissan”, modeli ”Murano”, një dritë feneline si ato që përdor policia, si dhe një palë dylbi.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprën penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, vepër penale që parashikohen nga neni dhe 278 i Kodit Penal dhe veprën penale “Mbajtja pa te drejte e uniformes” te parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal.


d.b/shqiptarja.com

VIDEO









