Tiranë-Një 28-vjeçar nga fshati Valias i Tiranës është vendosur në pranga pasi lëvizte me armë zjarri në makinë.

I riu i identifikuar si Aurel Murra u kap në flagrancë në afërsi të Casa Italias.

Shërbimet e Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Casa Italias, me një automjet  tip "Ford", qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Road", informoi policia sot.

Gjatë kontrollit të kryer në makinën e 28 vjeçarit uniformat blu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.