Një 21-vjeçar i identifikuar si Ergest Beqiraj është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
21-vjeçari nga Vlora ishte i dënuar për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe ka qenë i dënuar më parë për të njëjtin krim. Beqiraj u arrestua në kryeqytet në Rrugën e Kavajës ku shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ka rënë dhe një 31-vjeçar, i identifikuar si Indrit Prençi po nga Vlora, i cili shoqëronte Beqirajn, ndërsa akuzohet për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.