Tiranë - Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi lëvizte me taksi i armatosur. Në pranga ka rënë edhe pasagjeri.

Të arrestuarit Petrit Shima 30-vjeç dhe Redion Hymeri 25 vjeç, të dy banues në fshatin Thumanë, u ndaluan nga policia në rrugën “Sami Frashëri”.

Gjatë kontrolllit blutë i gjetën 30-vjeçarit 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën e posedonte pa leje.

Sipas njoftimit të policisë të dy të rinjtë  kanë goditur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, dhe më pas, kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit.

"Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që kishte lëvizur me armë zjarri me vete, nga Kruja drejt Tiranës, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Taksimetri”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. Sh., 30 vjeç dhe R. H., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Thumanë.

Taksia në të cilën ishte pasagjer shtetasi i dyshuar, P. Sh., u ndalua në rrugën “Sami Frashëri”.

Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën e posedonte pa leje.

Me të njëjtin mjet lëvizte edhe 25-vjeçari, i cili nuk kishte kallëzuar krimin.

Të dy shtetasit kanë goditur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, dhe më pas, kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë