Tiranë, Lulzim Basha shtyn
12 muaj hipotekimet

Tiranë, Lulzim Basha shtyn<br />12 muaj hipotekimet
TIRANË - Lulzim Basha shtyn edhe për 12 muaj të tjerë afatin e zgjidhjes së një prej çështjeve, të shpallura prej tij si "kalë beteje" gjatë fushatës zgjedhore për kryebashkiak të kryeqytetit vitin e kaluar, por që gjithnjë e më shumë po merr trajtat e nje dështimi.
"Asnjë objekt pa leje nuk do të mbetet pa u hipotekuar, edhe sikur do të na duhet t'I kërkojmë qeverisjes qendrore të bëjë ndërhyrje në legjislacionin kombëtar dhe kjo do të përfundojë doemos brenda 2012", u deklaroi ai dje përfaqësuesve të biznesit. Fjala është për 400 pallate, të cilat nuk mund të hipotekohen, pasi investitorët e tyre janë larguar dhe nuk kontaktohen dot.
Qytetarët kanë paguar paratë, por ligjërisht ata nuk figurojnë si pronarë të apartamenteve. Basha kishte premtuar gjatë gjithë fushatës së tij në prill-maj të vitit të kaluar se, me të ardhur në krye të Bashkisë së Tiranës, ai do ta zgjidhte problemin, brenda vitit 2011. Dje ai e shtyu edhe një vit afatin për të zbatuar këtë premtim.

LIGJI
Ndërkohë, kryebashkiakume fjalët e tij para biznesit ka treguar se nuk është në dijeni të faktit që qeveria ka përgatitur një projektligj për t'I hapur rrugë zgjidhjes së problemit. Kjo krijoi një përplasje pa precedent midis Bashkisë dhe ministrisë së Punëve Publike, e cila kishte çuar këtë draft në parlament por, tri ditë më parë, Komisioni kuvendor i Veprimtarive Prodhuese e ktheu për rishikim pasi, sipas kryetarit të tij Jemin Gjana, Bashkia kishte shqetësime.

KËRKESAT
Bizneset kërkuan që të nisë hipotekimi edhe për objektet që ishin përfshirë në proces legalizimi e që janë bllokuar pranë ALUIZNI-t. Por, ata kanë shkuar edhe më tej se më parë me kërkesat ndaj Bashës. "Përveç pallateve që ka në administrim Bashkia, ka mbi 200 pallate të tjera ALUIZNI dhe të tjera institucione dhe ne do të kërkonim që e gjithë kjo pasuri të futej në procedurë të njëjtë me atë që keni marrë ju, zoti kryetar, përsipër. Shoqata e Ndërtuesve ka shumë materiale dhe shumë raste, ka punuar për shumë vite dhe mund të ndikojë, mund të japë kontribut dhe mund të ndihmojë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, që është gangrenë për ekonominë e qytetit të Tiranës", tha Luigj Aleksi, nga Shoqata e Ndërtuesve. Basha u përgjigj, duke thënë se ai e konsideron këtë çështje si një sfidë personale, por edhe si një "valvol", siç e përcaktoi ai, për tregun e pasurive të paluajtshme dhe një provë e votëbesimit për të ardhmen. Luigj Aleksi i tha gjithashtu kryebashkiakut Basha të ndikojë për shtyrjen deri në fund të muajit qershor në afatin e rivlerësimit të pasurive lidhur me procesin e nisur të hipotekimit të ndërtimeve në Tiranë.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve