Tiranë/ Makina përplas 87-vjeçarin te vijat e bardha, dërgohet me urgjencë në spital

Tiranë/ Makina përplas 87-vjeçarin te vijat e bardha, dërgohet me urgjencë në spital

Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Bardhyl', ku një automjet ka përplasur tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

"Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 22.05.2020, rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin B.Ll., ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar