Tiranë, makina përplas kalimtaren
kaloi ku s'kishte vija të bardha

Tiranë, makina përplas kalimtaren<br />kaloi ku s'kishte vija të bardha
TIRANE- Një fuoristradë përplasi një 65 vjeçare, e cila kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, në bulevardin Zhan D'Ark. Aksidenti ndodhi rreth orës 11.15 minuta pranë urës së këmbësorëve mbi Lanë, në krah të Piramidës.

Sipas policisë, Natasha Pirluri po kalonte rrugën, kur një BMW X5, me targa AA 008 AY e ka përplasur.

Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e ka nisur drejt Spitalit Ushtarak, të moshuarën, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E moshuara, sipas policisë, ka pësuar dëmtime të lehta dhe po i nënshtrohet mjekimit. Ndërsa makina e aksidentit ka qëndruar afro një orë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që priteshin ekspertët për të përcaktuar shkakun.
 
Vendi ku kalonte e moshuara nuk kishte viza të bardha, ndërsa shpejtësia e mjetit, sipas policisë, ka qenë e vogël.

(Foto: Makina qe shkaktoi aksidentin)
 
(Redaksia online)
(gs/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para